Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi vendkalimet kufitare.
Sipas këtyre të dhënave, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë kolonë, të paktën deri tani, transmeton Telegrafi.
Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.
Përgjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi, duke klikuar këtu. /Telegrafi/