Në Maqedoni sot mbahet referendumi në të cilin qytetarët duhet të deklarohen në lidhje me pyetjen e referendumit e cila është “ A jeni për anëtarësim në BE dhe NATO, me pranimin e marrëveshjes me Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, duke rrethuar “PRO” ose ”KUNDËR” Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar është 1.806.336 votues. Gjithsej do të votohet në 3.748 vendvotime të cilat do të jenë të hapur nga ora 7:00 deri më orën 19. Dje të drejtën e tyre të votës dje e shfrytëzuan të burgosurit dhe personat e sëmurë. Pritet që KSHZ gjatë ditës së sotme të dale me rezultatet nga votimi i djeshëm. Referendumin e sotëm do ta mbikëqyrin numër rekord i mbikëqyrësve vendor dhe të huaj. Numri zyrtar i KSHZ-së për mbikëqyrës vendor të akredituar është 11.907, ndërsa të huaj 493. Organizatat ndërkombëtare kanë akredituar edhe 194 përkthyes . Krahas atyre vendor, referendumin do ta përcjellin edhe gazetarë të huaj.
[embedded content]

