Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar zërat për vazhdimin e mandatit të qeverisë aktuale, përmes një qeverie me PDK-në, ka thënë se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”.
E ndaj këtij shkrimi ka reaguar Ministri i Drejtësisë, nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, duke thënë se Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve.
“Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së”, ka shkruar Tahiri.
Ai tutje ka thënë se “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafës.
“Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”



