Gjykata Penale e Shkupit i shqiptoi të akuzuarit për rastin Lagja e Trimave Sulejman Osmani dënim me burg të përjetshëm, raporton SHENJA.
Sipas asaj që e tha gjykatësi Goran Boshevski është e pakontestueshme se Osmani ka marrë pjesë në të gjitha aktivitetet e grupit të Kumanovës, prej Kullës policore në Gushincë, e deri në luftimet në lagje, raporton SHENJA.
Boshevski, rikujtoi Sulejman osmani, i ka pranuar të gjitha veprat e shkruara në akuzë, por ka mohuar vetëm kualifikimin si vepër terroriste.
Boshevski tha se tani për tani publiku nuk mund ta ketë të qartë përse Sulejman osmani është dënuar me burg të përjetshëm pasi që ende nuk është shkruar verdikti gjyqësor në mënyrë formale pasi aty qëndrojnë transkriptet nga bisedat e përgjuara telefonike të cilat mbështesin plotësisht akuzat ose pohimet për fajësinë e tij.
Sulejman Osmani e priti me duartrokitje vendimin dhe thirri: Rrnoft UÇK-ja. Ju nuk um keni dënu mu, po me këtë vendim i keni dënu 7 milionë shqiptarë”. /SHENJA/
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

