Me 20.06.2020 rreth orës 15.00 në Stacionin Policor në Strugë është lajmëruar se në rrugën “P.brigada” në Strugë, zyrtarët policor gjatë kryerjes së punës nga sfera e sigurisë e ka ndaluar veturën e tipit “Ford” me targa nga Struga e drejtuar nga K.I.(49) nga fshati Oktisi, Strugë për shkak të një gabimi në trafik, transmeton Almakos.
Gjatë tentimit për kontrollin e shoferit, i njëjti ka refuzuar, e ka nisur veturën dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor pas së cilës ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Zyrtari policor është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për ndihmë mjekësore. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë ku po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.



