Alsat 2019-06-02T09:04:11+02:00
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli veriatlantik sot dhe nesër do të qendrojnë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Delegacioni i NATO-s pritet që në orët a pasdites të arrin në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku është planifikuar të pritet nga delegacioni i Maqedonisë së Veriut, pas së cilës do të nisen drejtë Kuvendit ku do të realizohet pritja solemne.
Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit dyditor në vend do të kenë takime me kreun shtetëror lidhur me procesin e inkuadrimit të vendit në Aleancën veriatlantike.
Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s në vend pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, të cilin deri më tani e ratifikuan 13 nga 29 vendet anëtare. Pas ratifikimit nga ana e të gjithë aleatëve. vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e barabartë, e 30-të e NATO-s.
Këshilli veriatlantik është trup kryesor politik i cili i sjellë vendimet në NATO. Këshilli i mbikëqyrë proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e sigurisë që ndikojnë në tërë Aleancën. E përbëjnë përfaqësues të të gjitha vendeve anëtare, ndërsa kryesues është sekretari i përgjithshëm.
Paraprakisht, para vizitës në Maqedoninë e Veriut, sipas njoftimit zyrtar nga Aleanca, Stoltenberg do të viziton edhe Shqipërinë ku do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Në përfundim të takimit, Stoltenberg dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.
Loading…



