Spitali Amerikan në Kosovë ka marrë mirënjohje dhe falënderim nga ana e kontingjentit amerikan të KFOR’it, pjesëtarë të të cilit u trajtuan nga mjekët e tij me kujdes dhe profesionalizëm.
“Kemi qenë të rrethuar nga profesionistë dhe nga një kujdes i veçantë, jemi ndjerë si në shtëpinë tonë dhe sot kemi ardhur të shprehim mirënjohjen tonë “, është shpreh CPT,MS Francis Marley.
“Kënaqësi që sot mirëprita, në emër të Spitalit Amerikan në Kosovë, falenderimet e sinqerta nga ana e ushtarakëve amerikanë për shërbimet profesionale dhe cilësore të ofruara nga mjekët tanë… Mirënjohja juaj është vlerësimi më i lartë për punën tonë”, tha drejtorit i spitalit, Igli Larashi.




