LEXO EDHE:
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski deklaroi sot se në Maqedoninë e Veriut momentalisht gjenden 50 shtetas të Ukrainës. Sipas tij bëhet fjalë për persona të cilët kanë lidhje farefisnore me shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se në vend kanë ardhur me organizimin privat. Megjithatë sipas tij kjo nuk do të thotë se nuk mund të pritet fluks emigrantësh nga Ukraina.
“Deri tani nuk kemi ndonjë numër të madh. Numri sillet rreth 50 të cilët janë shtetas ukrainas apo ukrainas që janë të martuar me shtetas të Maqedonisë. Do të thotë familjet e tyre janë këtu dhe të gjithë kanë ardhur me organizimin e tyre paraprak. Në këtë drejtim për momentin nuk kemi ndonjë presion të veçantë për ndonjë fluks migrantësh, por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodh, sepse ajo çfarë po ndodh në Ukrainë është e tmerrshme dhe ne duhet ta ofrojmë dorën e mikut për njerëzit që ikin nga një agresion i tillë”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.



