Një ekip i Qeverisë kroate dhe komunës së Zagrebit kanë bërë homazhe tek varrezat në qendër të kryeqytetit kroat para Ditës së Fitorës në Kroaci.
Përparim Leka
Me datën 4 gusht, 24 vite më parë filloi operacioni “Stuhia” që kishte për qëllim çlirimin përfundimtar të Kroacisë nga serbët.
Operacioni ishte beteja e fundit e betejës kroate për pavarësi nga Jugosllavia, dhe një faktor shumë i rëndësishëm në epilogun e luftës në Bosnjë.
Ushtria kroate sulmoi një front prej 630 kilometrave të republikës së vetshpallur të Krahinës Serbe brenda territorit serb. Fitorja i mundësoi rrikthimin e kontrollit forcave kroate të 10 mijë kilometrave të territorit të saj, apo 18.4% të territorit total.
Beteja konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në histori të Europës prej Luftës së Dytë Botërore. Ajo kishte përfundur brenda tre ditëve në datat prej 4-7 gusht të vitit 1995, mirëpo luftime të vogla ndodhën deri me datën 14 gusht të po këtij viti.
Kishte edhe shqiptarë që kishin luftuar krahë kroatëve në këtë luftë.
Në vitin 2015, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kishte hedhur poshtë padinë e Serbisë ndaj Kroacisë që kjo ngjarje të quhej gjenocid. Sipas Gjykatës, Kroacia nuk e kishte për qëllim largimin e minoritetit serb por vetëm luftimin e grupeve paramilitare. Po ashtu nuk u gjet prova që ndodhi ndonjë spastrim etnik.
Gjithsesi, Kroacia ka dënuar përmbi 2 mijë persona për krime të ndryshme të kryera gjatë mbarëvajtjes së këtij operacioni.
Kjo datë në Kroaci festohet si dita e çlirimit përfundimtar nga Serbia./Gazeta Express/



