Në Prishtinë do të protestohet për vendimin e Gjykatës në Shkup për grupin e Kumanovës.
Në mesin e të dënuarve janë edhe 16 shtetas kosovar, për të cilët sot do të organizohet një protestë në kryeqytet.
Organizatori i protestës, Alban Kastrati ka njoftuar se protesta do të mbahet sot nga ora 14 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
“Sot mblidhemi tek sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 14:00.
– Sot mblidhemi për Kumanoven, shqiptarët, frymën e rrugën çlirimtare.
– Sot mblidhemi kundër shtypjes së vazhdueshme që na u është bërë.
– Sot kur të mblidhemi, do e jetojmë “Lagjen e Trimave”.
– Sot të marshosh do të thotë që ekziston dhe je pranë tyre e kundër montimeve politike.
Sot dhe çdo ditë, sa më parë, duhet të kërkojmë një gjë: një shtet e komb të fortë. Një shtet të cilin të tjerët do e shohin si aleat e si shtet serioz dhe jo si mundësi për të ç’nukur pjesë nga ai vend; Një komb të cilit ja kanë respektin e friken e jo t’i burgosin e t’i përbuzin”, ka thënë Kastrati.
Data 20.05.2026
Aktuale
- Hoxha: VLEN kundër Denion Meidanit ndërsa presin në Kumanovë Aleksandar Vuçiçin
- Mexhiti ndan emocionet për maturën e djalit: Fillimi i një rrugëtimi të ri
- BDI i reagon Kasamit: Ligji për Gjuhët është detyrues dhe nuk pranon interpretime politike
- Kryeprokurorët e Ballkanit Perëndimor, kreu i SPAK Klodian Braho dhe prokurori Vladimir Mara marrin pjesë në Forumin e Sarajevës
- A do t’i rikthehet politikës? Thaçi flet nga Haga
- “U detyrua të pinte fotoksinë apo…?”- Motra e Xhuana Nikollit ngre dyshime të forta dhe paralajmëron Eraldo Fizin: Kudo të fshihesh…
- “Elita Masha” pas lajmit për largimin e ambasadorit Denion Meidani: “Mund të largohet Denioni, por jo fryma që ai mbolli.”
- “Mam, bab, s’ju kam koritur!”- Trondit motra e Xhuana Nikollit: Ja çfarë shkruante ne letrën e fundit

