27 September
Është përcaktuar për sot seanca e radhës për rastin “Ryshfet”, ku i akuzuar kryesor është kryeministri aktual i Maqedonisë Zoran Zaev. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit të Komunës së Strumicës asaj kohe ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro nga biznesmeni Ivan Nikollov, përkatësisht 2 euro për metër katror tokë, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar ta privatizonte në qytetin e Strumicës. Gjykimi i liderit të LSDM-së, njëherazi tashmë edhe kryeministër, deri më tani është anuluar disa herë.
Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

