Sot në Bellanocë do të lëshohet në përdorim vendkalimi kufitar Bellanocë – Stançiq. Në hapjen e vendkalimit kufitar fjalim do të kenë kryeministri Oliver Spasovski dhe zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, njofton Portalb.mk.
Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stanqiq, i cili i lidh rajonin e Kumanovës në Maqedoni të Veriut me rajonin e Gjilanit në Kosovë, ndërtohet me financa nga IPA programi i Bashkimit Evropian. Ai ka kushtuar 1.200.000 euro.
Vendkalimi kufitar Bellanoc-Stanqiq, do të lidh rajonin e Kumanovës në Maqedoni të Veriut me rajonin e Gjilanit në Kosovë.
Banorët e rajonit të Kumanovës dhe të Gjilanit deri më tani janë ankuar për shkak të mosrealizimit të projektit, sepse, siç thonë, ishin të detyruar të udhëtojnë edhe nga njëqind kilometra përmes vendkalimit kufitar Bllacë, për të arritur deri tek vendet në anën tjetër të kufirit, të cilat përndryshe janë shumë afër njëra tjetrës.
Iniciativa për hapjen e vendkalimit kufitar rrjedh nga viti 2011. Në vitin 2017, në Prishtinë u nënshkrua protokolli për hapjen e këtij kufiri. Në vitin 2018 u vendos gur-themeli i kufirit ana e zëvendëskryeministrave të dy vendeve, Bujar Osmani dhe Enver Hoxhaj dhe ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar.



