Ministri i Bujqësisë Cvetan Tripunovski, publikoi dy rastet e para, nga gjithsej 5 rastet e keqpërdorimit të parave të shtetit, të cilat kanë ndodhur gjatë kohës kur me ministrinë e bujqësisë e udhëhiqte Ljupço Nikollovski nga LSDM. Tripunovski tha se gjatë kësaj periudhe, persona të caktuar juridikë, edhe pas mosrespektimit të marrëveshjeve, kanë vazhduar të jenë shfrytëzues të parave të shtetit në formë subvencionesh. Ministri Tripunovski thotë se bëhet fjalë për dy subjekte juridike që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 765 mijë euro. Ministri tha se aktualisht po punohet në 5 raste, por vetëm për dy rastet që u publikuan sot, janë siguruar dëshmi të forta. Tripunovski ftoi institucionet kompetente të punojnë në zbardhjen e plotë të këtyre rasteve. /Alsat.mk
Data 12.09.2026
Aktuale
- Aksident në Strazhë, humbi jetën një futbollist, tre tjerë u lënduan
- Persona të maskuar mbërrijnë me trotinetë dhe u vënë flakën 20 dyqaneve në Shuto Orizarë (VIDEO)
- Nis punën centrali i ri i kogjenerimit në “Shkupi Veri”, investim prej 2.5 milionë eurosh
- Aksident në Prilep, çiklistja 51-vjeçare përfundon me lëndime të rënda
- Fitch mban rejtingun e Maqedonisë në BB+: Rritja ekonomike arrin 4.3 për qind
- Aksident me pasoja tragjike: Babai dhe djali i tij 18-vjeçar humbën jetën në një përplasje të drejtpërdrejtë
- Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “shumë shpejt”
- Mickoski: Qytetarët ende i paguajnë llogaritë e qeverive të Zaevit dhe Kovaçevskit



