Një banor i fshatit Zhelinë në kushte anonimiteti ka denoncuar në Televizionin SHENJA një rast skandaloz ne fshatin Zhelinë të Tetovës.
Sipas dëshmisë së banorit, dy persona që kanë komunikuar në gjuhën franceze, me automjet me targa të Shkupit kanë bërë matje gjeodezike. Pas takimit dhe pyetjeve të banorëve dy personat kanë thënë që janë të angazhuar nga komuna të bëjnë matje për ndërtimin e ujësjellësit.
Pas kërcënimeve të banorëve se do të thërrasin policinë, pasi realizimi i projekteve është i ndaluar ditën e zgjedhjeve, personat janë larguar nga fshati, por gjurmët e punimeve kanë ngelur aty.