Gjashtëdhjetë e pesë studiues të folklorit, nga të cilët një e treta nga vendet e huaja (Kosova, Bullgaria, Rusia, Polonia, Greqia dhe Serbia) sot dhe nesër marrin pjesë në Simpoziumin e 19-të ndërkombëtare për folklor ballkanik në temë “Tradita dhe modernizim në folklorin e popujve ballkanikë”, të cilin e organizon Instituti për folklor “Marko Cepenkov” nga Shkupi. “Karakteristikë e këtij simpoziumi është ajo për të cilën njihet Instituti për folklor “Marko Cepenko”, e ajo është qasja multidisiplinare në hulumtim, që gjithsesi do të gjejë pasqyrim në referatet që këto dy ditë do të prezantohen këtu”, tha mes tjerash në hapjen e simpoziumit dyditor Katerina PetroskaKuzmanovsa, kryetar e këshillit organizativ.
Deri në vitin 2008, simpoziumi është mbajtur në Ohër, ndërsa nga viti i kaluar në Shkup. Referatet publikohet në revistën “Folklori i Maqedonisë”, e cila, sikur edhe Instituti “Marko Cepenkov” vitin e ardhshëm do të shënojë 50 vite ekzistencë. Në Institutin për folklor, tha për MIA-n Petroska-Kuzmanovsa, ka studime pasuniversitare dhe të doktoraturës. Interesi nuk është shumë i madh, regjistrohen nga një deri në më tepër katër një një vit.