Sonte është sulmuar dhe ka mbetur i plagosur rëndë pronari i një hoteli në Shkup. Siç mëson jozyrtarisht “Fokus”, ai është sulmuar nga djemtë e kumbarit të tij, të cilët njihen si persona me dosje policore.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kemi marrë informacion se incidenti ka ndodhur vërtet dhe aktualisht po gjurmohen autorët, të cilët ndodhen në arrati.
Претепан и тешко повреден газда на хотел во СкопјеSot në orën 21:40, në SPB Shkup është raportuar një prishje e rendit dhe qetësisë publike në një hotel në Shkup.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë dalë në terren, ku kanë konstatuar se personi me inicialet P.N. është sulmuar fizikisht nga dy persona nga fshati Rzhaniçinë. Pas kryerjes së sulmit, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet udhëtarësh.
I lënduari është dërguar me autoambulancë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmuan për se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Detaje më të hollësishme rreth incidentit pritet të bëhen të ditura gjatë ditës së nesërme.


