Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti në “Samo intervju” (Vetëm intervistë) në Kanal 5, ka thënë se VLEN
nuk frikësohet nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nëse do të ndodhte kjo, për BDI-në do të
ishte fundi i tyre.
“Kohën e fundit nuk i dëgjoj edhe po të ketë mundësi për zgjedhje të parakohshme të parët që i ikin
kësaj janë ata, sepse do të thoshte fundi i tyre. Ky vit është i vetmi vit ku nuk do të ketë zgjedhje, është
hapësirë e qeverisë që të realizojë programin që është premtuar dhe për momentin vlerësoj se nuk ka
nevojë të mbahen zgjedhje të parakohshme pasi kjo shumicë historikisht është më e madhja në Kuvend”, ka thënë Mexhiti.
Në bazë të rezultateve të cilat dolën nga zgjedhjet lokale, VLEN, shton ai, “nuk frikësohet, do të sigurojë
fitore të sigurt në zgjedhje kurdo që mbahen ato”.
“Ahmeti e gënjen anëtarësinë e vet se do të ketë zgjedhje që të mos i ikë anëtarësia”, shprehet Mexhiti.
Lidhur me kthimin e Artan Grubit, ai tha që këtë t’ia lëmë kohës dhe të përballet me ligjin dhe
drejtësinë.


