Alsat 2019-10-11T15:26:15+02:00
Përkundër paralajmërimeve për patrullim të shtuar të policëve para Spitalit të Qytetit Shën Naumi i Ohrit në Shkup, gjendja në këtë Institucion shëndetësor mbetet e njëjtë. Asnjë polic sot nuk u vërejt në afërsi të spitalit. Drejtori i Spitalit tha për Alsat se policët nuk vijnë as gjatë natës.
“Nga Ministria e Brendshme të pakapshëm për të shpjeguar nëse kanë angazhuar ekipe policore për patrullim gjatë natës përpara Spitalit. Drejtuesit e këtij Spitali për ALSAT sigurojnë se ende nuk ka asnjë lëvizje në këtë drejtim”.
Pos Spitalit të qytetit, mungesa e policëve vërehet edhe në Spitalet dhe Klinika tjera të cilat janë me frekuentim më të lartë dhe tek të cilat shkojnë rastet më të rënda. Nga ana tjetër ministri i Shëndetësisë një javë më parë paralajmëroi se po shqyrtojnë çështjen nëse do të angazhohet një kompani e vetme sigurimi, apo disa, të ndara nëpër Klinika dhe Spitale.
Për momentin bëjmë analizat e buxhetit të të gjitha Shtëpive të shëndetit publik dhe shumë shpejtë do të sjellim vendim nëse do të bëjmë një procedurë të centralizuar furnizimi, apo do ta obligojmë secilën Klinikë që atë ta organizojë në kuadër të buxhetit që posedojmë. Marrë parasysh dhe atë se tani po bëhen projektime për buxhetin për 2020-tën, besoj se gjatë dy-tre javëve të ardhshme procedurat apo procedura do të jetë e filluar – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Nuk dihet as çfarë do të ndodh me sigurimin i cili veçmë është i angazhuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. Ku do të përfundojnë ata të punësuar në rast se zgjidhet një kompani e vetme cila do të angazhohet për ruajtjen e sigurisë.
Gjatë muajit që lamë pas, disa Klinika, Spitali ushtarak si dhe ai i Qytetit ishin cak i incidenteve ku grupe pacientësh u përleshën me personelin mjekësor. Punonjësit shëndetësor protestuan. Kërkuan siguri më të madhe, megjithatë edhe pas protestës u regjistruan incidente tjera.
Vjollca Aliti
Loading…


