Për shkak se dëshmitarit, i cili sot duhej të dëshmoj para gjykatës, Ramadan Bajramit, i kishte skaduar afati i letërnjoftimit, seanca për rastin e “Sopotit”, është shtyrë për më datë 20 dhjetor. Letërnjoftimit të Bajramit para 3 muajsh i kishte kaluar data e përdorimit dhe me vete nuk kishte asnjë dokument tjetër identifikimi, kështu gjykatësja Diana Grueska Ilieska refuzoi që ta marrë në pyetje, prandaj ajo caktoi një datë tjetër, në të cilën ai do të ketë me vete ndonjë dokument identifikues. Avokati Vullnet Paçuku bëri të ditur se gjatë seancës së sotme gjithashtu u bë shqyrtimi i deklaratave që janë dhënë më herë nga dëshmitarët e tjerë.
VULLNET PAÇUKU, AVOKAT
“Në këtë seancë u shqyrtuan si dëshmi deklaratatat paraprakisht të dhëna nga dëshmitarët e tjerë mes të cilëve edhe të deputetit të atëhershëm Hajrulla Misimi, i cili ka qenë kryetar i Komisionit Anketues, i cili komision bëri një punë voluminoze, ku vërtetoi të gjitha lëshimet që kanë bërë antërarët e Ministrisë së Puënve të Brendshme, në trajtimin e dëshmitarit, ku janë vërtetuar të gjitha shkeljet e procedurës penale”.
Avokati Paçuku më tej shtoi se pasi që të dëshmoj Ramadan Bajrami në seancën e ardhshme, ata si mbrojtje do të duhet të pononcohen lidhur me dëshmitë materiale të propozuara nga PSP, që si dëshmitar të dëgjohen edhe anëtarët e sigurimit shtetëror.
Përndryshe, rasti “Sopoti” është rihapur sërish këtë vit pasi Prokuroria Publike Themelore për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në korrik të këtij viti ia dorëzoi lëndën “Sopoti” PSP-së, pasi që në opinion janë publikuar bisedime të funksionarëve qeveritar lidhur me këtë rast. Në këto biseda dëgjohet se si ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, diskutojnë për rastin në fjalë dhe thonë se të akuzuarit janë burgosur pafajësisht. Lënda “Sopoti”, daton nga viti 2003 kur dy ushtarë polakë dhe një shtetas i Maqedonisë e humbën jetën kur automjeti i NATO-s shkeli në minë. Në këtë rast dhjetë persona janë dënuar për terrorizëm. Ata akuzohen se në vitin 2003 kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot. Emine Ismaili /SHENJA/

