Dje, (06.06.2023) në harkun kohor nga ora 12:00 deri më 18:00 në territorin e SPB Manastir është realizuar kontrollim aksional i intensifikuar për snaksionimin e shoferëve të cilët tejkalojnë shpejtësinë e lejuar të qarkullimit. Gjatë këtij aksioni janë sanksionuar 74 shoferë, prej tyre 52 e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 22 jashtë vendeve të banimit. Për të gjithë shoferët të cilët kanë kryer kundërvajtje janë shqiptuar gjoba përkatëse.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.