Mbrëmë (20.08.2021) në rajonin e SPB Shtip është realizuar kontrollim i përforcuar aksional për sanksionimin e shoferëve të cilët drejtojnë automjetet e tyre me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Gjatë këtij kontrolli janë sanksionuar 38 shoferë prej të cilëve 21 e kanë tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes në vende të banimit kurse 17 jashtë vendeve të banimit.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.



