Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (20.08.) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 151 kundërvajtje, prej të cilave 59 për tejkalim të shpejtësisë, 11 kundërvajtje për drejtimin e automjeteve nën ndikimin e alkoolit, tri gjoba për xhama të errësuar në mënyrë të pa rregulltë, tri gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, tri gjoba për shoferët e motoçikletave dhe dyzet e katër për parkim të automjeteve në mënyrë të parregulltë.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.




