Një numër i madh i shqiptarëve të cilët kanë mbushur 65 vite janë në pritje të pensioneve sociale, një premtim ky i qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev. Agjencia e lajmeve INA mëson se një numër i madh i shqiptarëve të cilët për dekada me radhë nuk kanë pasur mundësi punësimi në institucione shtetërore, ndërsa mbijetesën e kanë siguruar përmes punëve private, ku nuk kanë pasur mundësi ti paguajnë kontributet pensionale ndaj shtetit.
Kjo kategori e qytetarëve nuk kanë asnjë të ardhur, ndërsa mbijetojnë nga remitencat dhe solidariteti i familjeve shqiptare, traditë kjo shekullore. Ligji paradoksal i cili kërkon 15 vite stazhë i ka dëmtuar në masë të madhe, për faktin se disa prej tyre duke filluar nga 5 deri në 10 vite, apo ma shumë kanë paguar kontributet ndaj shteti.
“Është paradoksale. Unë 12 vite i kam paguar kontributet ndaj shtetit, ndërsa vetëm për 3 vite janë privuar nga e drejta për pension. Kam parë në shtete evropiane, që me dy tre vite punë marrin një pesion solid. Ky shtet na ka dërmuar për vite me rradhë”, shprehet një i moshuar për agjencinë e lajmeve INA. Këtyre ditëve, Ministria për Punë dhe Politik Sociale ka deklaruar se programi i tyre për mbrojtje sociale është për periudhën 2017-2020. Ndërkaq masa për pensionet sociale pritet të implementohet nga viti 2020, thonë nga kjo ministri. (INA)
Data 29.10.2026
Aktuale
- Ministri i Jashtëm iranian thotë se Teherani është në bisedime me ndërmjetësit për planin shtatëditor me SHBA-në
- Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mbi 5 mld euro cash jashtë bankave, rekord historik në Shqipëri. Informaliteti dhe dyshimet për pastrim parash
- Drenusha Latifi kritikon ashpër Edona Llalloshin për heshtjen ndaj vrasjes së Arlindës
- Rënia e socialistëve në Serbi: Një histori e humbjes dhe transformimit
- Brnabiç pretendon se po përgatitet arrestimi i Vuçiqit
- Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë
- Irena Beqiraj: Cili është pragu optimal për regjistrimin në TVSH?
- Kongresmenët amerikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizime vizash për zyrtarë shqiptarë


