Një hotel në Theth është përfshirë në një shpërthim, për shkak të lëndës plasëse tip tritol të vendosur pranë subjektit.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 01:30, kur një person është afruar me këmbë tek hoteli, ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Të gjitha veprimet e autorit përkatës janë kapur nga kamerat e sigurisë, duke bërë kështu më të lehtë identifikimin e tij.
I riu, banues në një fshat tjetër, përgjegjës për ngjarjen, është arrestuar orët e para të mëngjesit. Ai po pyetet nga në lidhje e shkaqet e vendosjes së tritolit në hotelin në pronësinë e shtetasit Ç.Berishta.