S A 2019-04-16T14:18:12+02:00
Shpallet epidemi e fruthit në tërë vendin. Vendimi i tillë i Komisionit për sëmundje ngjitëse vjen pasi numri i të prekurve deri më tani ka shkuar në 961 edhe atë në 20 qytete. Si pasojë, ndalohet vizita e të sëmurëve në gjithë spitalet e vendit, shkuarja në çerdhe e të gjithë fëmijëve të pa vaksinuar. Të gjithë të punësuarit shëndetësor obligohen që t’i marrin dy dozat e vaksinës kundër fruthit. E njëjta vlen edhe për studentët dhe nxënësit e mjekësisë që kryejnë praktikën nëpër Klinika si dhe të punësuarit nëpër çerdhe. Për nxënësit e shkollave nuk do të ketë ndalesa të tilla meqë procesi arsimor është i obligueshëm ndërsa numri i të vaksinuarve te moshat shkollore është i kënaqshëm.
Numri më i madh e fëmijëve të prekur janë të moshës nën pesë – gjashtë vjeç për këtë shkak edhe të gjitha masat janë dedikuar ndaj tyre. Gjithsesi se kemi numër edhe të fëmijëve të pa vaksinuar të cilët janë të moshës shkollore megjithatë numri i tyre është më i vogël. 4:42 Personat e rritur të cilët sipas kalendarit nuk janë vaksinuar, Komisioni solli vendim që të rritet edhe mosha e vaksinimit. Të gjithë të rritur e moshës mbi 14 vjeç do të mund lirisht të vaksinohet nëpër pikat e Qendrave për Shëndet Publik”- u shpreh
Vlladimir Mikiq, Instituti i Shëndetit Publik
Shtatë nga fëmijët e hospitalizuar janë në gjendje kritike dhe me komplikime të rënda shëndetësore.
Për momentin kemi më shumë se 70 fëmijë të cilët janë të hospitalizuar. 55 prej tyre janë në Klinikën Infektive, 15 në Klinikën e Pediatrisë, prej tyre më shumë se 7 janë në gjendje të rëndë, megjithatë janë në hospitalizim si pasojë e komplikimeve nga fruthi” – theksoi Vlladimir Mikiq, Instituti i Shëndetit Publik
Që nga fillimi i epidemisë janë vaksinuar rreth 20 mijë persona ku mbi 11,000 janë vetëm në Shkup. Epidemia e fruthit fillimisht u shpall në lagjen Radishan të komunës së Butelit, më pas u zgjerua në gjithë Shkupin, për të kaluar edhe në nivel shtetëror. Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga kjo sëmundje 100% ngjitëse, tre fëmijë ndërruan jetë, ndërsa tre shtatzëna kanë abortuar pasi tek ta ishte konstatuar fruthi.
Vjollca Aliti
Loading…