Shoqata Kulturore “Vizioni M” shpall konkurs për poetë të rinj në kuadër të projektit “Nëntori i Vizioneve”
– Të drejtë të pjesëmarrjes kanë poetët e rinj nga 14 deri 24 vjet,
– Në konkurs merret pjesë me dërgimin e një poezie me temë Festat e Nëntorit,
– Krijimet duhet të dërgohen në postën elektronike 𝐯𝐢𝐳𝐢𝐨𝐧𝐢_𝐦@𝐲𝐚𝐡𝐨𝐨.𝐜𝐨𝐦 më së voni deri 22 nëntor 2022,
– Bashkë me krijimin autorët detyrimisht duhet të dërgojnë edhe të dhënat e tyre:
– emri dhe mbiemri, mosha dhe numër telefoni për kontakt
– Përzgjedhja e poezive më të mira do të bëhet nga ana e jurisë profesionale dhe tri vendet e para do të shpërblehen,
– Ceremonia e ndarjes së çmimeve do mbahet me datë
25.11.2022 (e premte) ora 18:00 në Hotel Bushi