Shoqata e pensionistëve të Kumanovës edhe këtë vit planifikon të vazhdojë me mbështetjen për anëtarët e saj, veçanërisht për kategoritë më të cenueshme, njoftuan sot zyrtarët nga shoqata.
– Advertisements –
Vitin e kaluar, pavarësisht pandemisë, shoqata arriti të realizojë një pjesë të konsiderueshme të programit vjetor të miratuar.
“Shoqata vitin e kaluar ka ndarë 750 kupona nga 1.000 denarë për ndihmë financiare të njëhershme për pensionistët me të ardhura të ulëta. Këtë vit planifikojmë të vazhdojmë këtë praktikë, ndoshta në muajin prill, maj kur numri i të infektuarve do të ulet. Për këtë anëtarët tanë do të informohen edhe përmes tabelave të shpalljeve dhe konferencave për media, tha kryetari i pensionistëve të Kumanovës, Bllagje Jakimovski.
Vitin e kaluar, shoqata ka dhënë 20 për qind të mjeteve për pensionistët që kanë shfrytëzuar trajtimet me banjë, si dhe është ndarë një ndihmë financiare për pensionistët që kanë bërë operacion. Kryetari i shoqatës, Jakimovski informoi se vitin e kaluar kanë dhënë ndihmë prej 10.000 denarë për dy pensionistë, shtëpitë e të cilëve janë përfshirë nga zjarri.
“Fonde për qëllime të tilla ka edhe këtë vit”, shtoi Jakimovski.
Shoqata ka tri qendra për qëndrim ditor të anëtarëve të tyre në vendbanimet në Kumanovë dhe është një nga më aktivet në vend me mbi 15.000 anëtarë nga tri komunat e Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër.