Pavarësisht rezultatit, LSDM do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Kështu tha gjatë konferencës për shtyp zëdhënësit të LSDM-së, Petre Shilegov. Këtë konferencë për shtyp, ai e mbajti pas përfundimit të procesit të rivotimit në Tearcë, kur edhe vazhdonte numërimi i votave, mirëpo ishte e qartë se LSDM nuk ka arritur të ketë mjaftueshëm vota për të tejkaluar VMRO-në në njësinë zgjedhore numër 6.
Ndërsa në pyetjet se a është në bisedime me ndonjërën nga partitë, ai tha se këto do të bëhen publike për opinionin pas rezultateve përfundimtare nga KSHZ-ja.
Ai tha se pavarësisht presioneve qytetarët e Tearcës votuan për ndryshime.