“VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtorët më të afërt të Nikolla Gruevskit sigurojnë pozicione rezervë deri sa janë në pushtet”,- deklarojnë nga LSDM.
Petre Shilegov nga LSDM ka deklaruar se në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, Antoio Milloshoski nga VMRO e ka ngrirë pozicionin e noterit, edhe pse asnjëherë nuk ka filluar të punojë.
“Sipas Ligjit për noter, numri i noterëve në Maqedoni është i kufizuar. Me këto keqpërdorime, Milloshoski ka dëmtuar edhe noterët e tjerë të zgjedhur e jo të emëruar, por i njëjti ka dëmtuar edhe qytetarët. Nëse Milloshoski nuk heq dorë nga vendimi për noter, atëherë ministri i Drejtësisë duhet ta ftojë dhe ta anulojë vendimin, që Milloshoski të mos e mbajë vendin e ndonjë noteri tjetër”,- u shpreh Petre HSilegov nga LSDM.
Sipas Shilegovit, ka përfunduar koha kur luhej me ligjet dhe keqpërdoroheshin të njëjtit për interesa personale. Ai thotë se edhe Milloshoski, si të gjithë qytetarët e tjerë, duhet t’i respektojë ligjet.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza
- Bie zjarr në fushën e Lazaratit
- Ndërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh
- Zanfina Ismaili niset për të shkuar në zyrë, po duket si një zonjë e rëndë – i paska shumë hije veshja me komplete
- Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Plagosje me thikë pranë shkollës “Petro Nini”, i riu në operacion, autori identifikohet


