Mediave online u nevoitet vetërregullim dhe jo rregullativë ligjore, thuhet në analizën e bërë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Këshilli i Etikës dhe ekspertët e mediave online. Kryetari i SHGM-së Naser Selmani, është i mendimit se në këtë periudhë të zhvillimit të demokracisë në Maqedoni, vendosja e një rregulloreje të re ligjore është kundërproduktive dhe kundër rekomandimeve të Këshillit të Etikës. Ndërsa për të gjitha ankesat e drejtuara në Shoqatën e gazetarëve, që shpesh vijnë nga gazetarët dhe redaktorët, Selmani thotë se nuk është e nevojshme vendosja e një rregulloreje, por vetëm duhet të ekzistoj një vetërregullim.
NASER SELMANI, KRYETAR I SHGM-SË
“Qëndrimi i SHGM-së, pse ne jemi kundër kësaj rregullore, është se kjo rregullore bazohet në propozimet e Këshillit të Europës, për lirinë e përdorimit të internet, e sjellur në vitin 2016. Këto rekomandime, liria e përdorimit të internetit i definon si të drejta themelore të njeriut. Maqedonia si antare e Këshillit të Europës e ka për obligim ta rrespektoj këtë të drejtë, ta mbroj dhe ta promovoj. Secili vendim në bazë të këtij rekomandimi të Këshillit të Europës, duhet të bazohett në atë se çdo kufizim duhet të jetë i rregulluar me ligj”.
Edhe realizuesi i kësaj analize, Zoran Riçlliev thotë se nuk është e nevojshme një rregullore e veçantë për mediat online, por të gjitha rregullat që vlejnë për mediat tjera duhet të vlejnë edhe për mediat online.
ZORAN RIÇLLIEV, EKSPERT I MEDIAVE ONLINE
“Rregullimi i hapsirës online është fillimisht e panevojshme dhe së dyti teoritikisht e pamundur. Ne tanimë kemi një rregullore ligjore, por egziston mosdënim, një praktikë për mos dënimin e atyre që bëjën thyerje të kësaj rregullative. Online mediumet janë të mbuluara me më shumë se 10 ligje. Gjithçka që vlen për mediat offline, njëjtë vlen edhe për ato online. Nuk duhet të egzistojnë ligje speciale që ato të respektohen. Ekziston një atmosferë se për mediumet online nuk vlejnë ligjet”.
Kryetari i Këshillit të Etikës Mirçe Adamçevski thotë se nuk duhet të ketë dilemë se duhet apo nuk duhet të ketë rregullativa të reja ligjore, pasi vetërregullimi është zgjidhja është më e shpejtë, më efikase dhe më pak e kushtueshme.
MIRÇE ADAMÇEVSKI, KRYETAR I KËSHILLIT TË ETIKËS
“Për dilemën se a janë të nevojshme rregullativa të reja ligjore për t’u përballur me problemet a që i kanë hapur mediat e internetit me funksionimin e tyre në sferën e mediumeve në Maqedoni, përgjigjja është kjo, ligje tashmë ka mjaftueshëm, ndërsa dryshimet e reja ligjore vetëm do të shkojnë në drejtim të vetërregullativës”.
Ata porosisin se parimet etike dhe profesionale duhet zbatuar si nga mediat tradicionale, ashtu edhe nga mediat online. Emine Ismaili /SHENJA/

