Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme në Shkodër, pasi është goditur në kokë.
Mësohet se nga sherri ka mbetur i plagosur në fytyrë 30-vjeçari Kujtim Binaku, pasi është goditur me qytën e pistoletës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet për kapjen e autorit.
Raportohet se i plagosuri është dërguar në spital për të marrë mjekim, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.



