Azir Aliu
Strategjia Digjitale e Shëndetësisë 2026–2030 po hynnë fazën përfundimtare, me ç’rast shteti dhe qytetarëtpër herë të parë do të marrin një dokument themelor qëdo ta vendosë arkitekturën e re të sistemit shëndetësor: të ndërlidhur, të sigurt, transparent dhe të harmonizuarme standardet evropiane. Softuerët, aplikacionet dhezgjidhjet teknike kombëtare janë vetëm një segment qëdo ta lehtësojë realizimin e objektivave të strategjisëpër kujdes më të mirë shëndetësor, vendime më tësigurta, institucione shëndetësore më të fuqishme dhebesim më të madh ndërmjet pacientit, mjekut dhesistemit.
Në shëndetësi, informacioni ka vlerë jetike, sepsemund të nënkuptojë diagnozë më të shpejtë, terapi mëtë mirë, shmangie të gabimeve, rrugë më të shkurtërderi te specialisti, barrë më të vogël administrative dhesiguri më të madhe për pacientin. Kur të dhënatshëndetësore janë të fragmentuara dhe të shpërndara nëmë shumë sisteme ose nënsisteme, atëherë edhe kujdesibëhet i fragmentuar dhe difuz. Ose në mënyrëilustrative, kur mjeku sheh vetëm një pjesë të historisëmjekësore, vendimi i tij merret mbi një pasqyrë tëpaplotë dhe të pamjaftueshme. Prandaj transformimidigjital duhet të kuptohet si reformë thelbësoreshëndetësore përmes së cilës vendimet do të merrenmbi bazë të të dhënave (data-driven decision), e jo sinjë proces teknik dytësor.
Sistemi ynë shëndetësor tashmë ka vendosur themele tërëndësishme digjitale. “Termini im”, referimetelektronike, recetat elektronike, modulet e telemjekësisë, shërbimet digjitale dhe sistemetekzistuese informative tregojnë se sistemi publikshëndetësor ka kapacitet të modernizohet edhe mëshumë dhe edhe më thellësisht. Sistemin po e çojmëdrejt një faze të re, më të pjekur: të gjitha këto sistemetë lidhen në një ekosistem funksional, në të cilinpacienti do të lëvizë nëpër sistemin shëndetësor si nënjë tërësi të vetme, e jo si dikush që vazhdimisht e bartdokumentacionin e vet mjekësor nga sporteli nësportel, nga mjeku te mjeku, nga institucioni nëinstitucion.
Një nga konceptet kyçe në këtë strategji ështëndërlidhja. Në gjuhën teknike kjo quhetinteroperabilitet, por në jetën e përditshme kjo do tëthotë se sistemi shëndetësor nuk do të jetë një ishull iizoluar, por pjesë e një infrastrukture shtetërore tëndërlidhur që u shërben qytetarëve. Rezultatilaboratorik, raporti i specialistit, epikriza, terapia, imazhi diagnostikues dhe historia mjekësore do të jenëpjesë e një tërësie shëndetësore të kuptueshme, funksionale, të sigurt dhe të qasshme. E njëjta logjikëvlen edhe për ndërlidhjen me institucionet e tjera, përshembull, kur lind një fëmijë, të dhënat nga institucionishëndetësor, në përputhje me rregullat ligjore dhembrojtjen e të dhënave personale, do të ndahen me kohë me shërbimet amë kompetente, në mënyrë qëprindërit më lehtë të marrin certifikatën e lindjes. Kur ndodh vdekja, sistemi duhet të mundësojë qëinformacioni të arrijë te institucionet kompetente për tëlëshuar dokumentacionin e nevojshëm (certifikatën e vdekjes), pa i ekspozuar familjet, në momentet më tëvështira, ndaj procedurave administrative tëpanevojshme fizike. Ky është thelbi i një sistemimodern dhe të digjitalizuar – të dhënat të lëvizin nëmënyrë të sigurt ndërmjet institucioneve, ndërsaqytetari të mos detyrohet të lëvizë nëpër korridoretadministrative.
Kjo është edhe çështje besimi, sepse pacienti ka tëdrejtë të dijë çfarë përmban dosja e tij shëndetësore, kush ka pasur qasje në të dhënat e tij, për çfarë qëllimidhe mbi çfarë baze. Të dhënat shëndetësore janëvazhdim i dinjitetit personal të njeriut. Në to janë tëregjistruara sëmundja, frika, terapia, shpresa, privatësiadhe besimi. Prandaj proceset e digjitalizimit do tëzhvillohen duke integruar edhe elemente që burojnënga etika, mbrojtja, transparenca dhe të drejtat e pacientit.
Qasja e pacientëve në të dhënat e tyre shëndetësoreështë një nga ndryshimet më të rëndësishme që sjellkjo strategji. Kjo nënkupton mundësinë që qytetari tëketë pasqyrë në dosjen e tij, ta ndjekë historinë e vet shëndetësore, t’i kuptojë të dhënat që sistemi krijon përtë dhe të marrë pjesë më aktive në trajtim. Tesëmundjet kronike, parandalimi, skriningu dhe ndjekjaafatgjatë, kjo mund të bëjë një dallim të madh. Pacientii informuar do të bëhet partner në kujdesin përshëndetin e vet.
Shëndetësia digjitale do t’u ndihmojë edhe mjekëve, tëcilëve u nevojiten më pak pengesa administrative dhemë shumë informacione klinikisht relevante nëmomentin e duhur. Një sistem elektronik shëndetësor iorganizuar mirë do t’u kursejë kohë, do t’i zvogëlojëose do t’i eliminojë nevojat për përsëritje tëprocedurave diagnostikuese, duke mundësuarkomunikim më të mirë ndërmjet niveleve të ndryshmetë mbrojtjes shëndetësore dhe duke krijuar mbështetjemë të fortë për vendimmarrje mjekësore. Teknologjiaka vlerë kur e ndihmon mjekun të jetë më i saktë, më ishpejtë dhe më i sigurt në veprimin e tij.
Por fuqia e vërtetë e strategjisë qëndron në faktin se ajo e vendos sistemin shëndetësor si një sistem që mësonvazhdimisht. Shëndetësia krijon një sasi të madhe tëdhënash çdo ditë – të dhëna të lidhura me sëmundje, rreziqe, terapi, rezultate, dallime rajonale, nevoja tëpacientëve dhe kapacitete të institucioneve. Kur këto tëdhëna organizohen mirë dhe integrohen në një tërësi, atëherë realisht mund të presim që shteti të zhvillojëkapacitet për të planifikuar më mirë. Përmes këtijkapaciteti të ri sistemor, do të mund të identifikohet mëlehtë ku nevojitet prevenim, ku mungon kuadri, ku ka ngecje, cilat programe skriningu duhet të forcohen dhecilat grupe qytetarësh kanë nevojë për mbështetje tëveçantë.
Në këtë mënyrë digjitalizimi bëhet edhe mjet sistemorpër një shëndetësi më të drejtë, sepse, në aspektinkohor dhe hapësinor, do ta zvogëlojë distancën deri teshërbimi, veçanërisht për qytetarët në zonat rurale, tëmoshuarit, kategoritë sociale të cenueshme dhe tëgjithë ata që më vështirë arrijnë deri te kujdesispecialistik. Telemjekësia, edukimi digjital, shërbimet e qasshme dhe rrugët e qarta të përdoruesit do të jenëpjesë e rëndësishme e një politike më të gjerë të qasjessë barabartë.
Dua ta theksoj edhe dimensionin evropian tëstrategjisë, i cili është veçanërisht i rëndësishëm. Harmonizimi me Hapësirën Evropiane të të DhënaveShëndetësore do të thotë se po e ndërtojmë sistemintonë mbi standarde që do të mundësojnë shkëmbim tësigurt të të dhënave, kujdes ndërkufitar, hulumtime mëtë mira, mbrojtje më të lartë të të drejtave të pacientëvedhe përgjegjësi më të fortë institucionale. Por kydimension ka edhe një vlerë më të thellë zhvillimore. Të dhënat që sistemi shëndetësor tashmë i krijon, nësembrohen siç duhet, deidentifikohen dhe përdoren sipasrregullave të rrepta etike dhe juridike, mund të bëhenbazë për hulumtime shkencore, për zhvillimin e modeleve të inteligjencës artificiale dhe për politikashëndetësore më precize. Kjo hap mundësinë që në tëardhmen të kemi programe parandaluese më tëorientuara, paketa shëndetësore më të personalizuaradhe kuptim më të thellë për mënyrën se si terapi tëcaktuara veprojnë te popullata jonë, përfshirë edhepërmes analizave që do t’i marrin parasyshkarakteristikat gjenetike, klinike dhe të shëndetit publiktë qytetarëve. Vlerat dhe standardet evropiane, prandaj, nuk janë vendosur vetëm si synim, por janë pranuar simetodologji për rend, cilësi, përparim shkencor dheqëndrueshmëri afatgjatë.
Në periudhën deri në vitin 2030, së bashku me digjitalizimin, do të fillojmë edhe me vendosjen e kujdesshme, të rregulluar dhe të përgjegjshme tëinteligjencës artificiale në shëndetësi, në përputhje me kriteret e rrepta që i vendos Bashkimi Evropian përmesAI Act. Qasja jonë është që inteligjenca artificiale tëjetë mjet mbështetës, e jo zëvendësim për mjekun. Përshembull, gjatë analizës së skriningut për kancerin e gjirit, krahas vlerësimit profesional të dy radiologëve, në të ardhmen do të mund të përdoret edhe një mjet AI si mbështetje shtesë për konfirmim, krahasim dhesaktësi të gjetjeve. Ne besojmë në potencialin e inteligjencës artificiale, por edhe më shumë besojmë nëdijen, përvojën dhe përgjegjësinë e mjekëve. Vendimigjithmonë duhet të mbetet te njeriu – te profesionistimjekësor që e njeh pacientin, e kupton gjendjen klinikedhe mban përgjegjësinë përfundimtare profesionale dheetike. Prandaj strategjia vendos një arkitekturë të saktëinstitucionale: shëndetësia digjitale dhe zbatimi i AI-sëdo të kenë bartës, kompetenca, rregulla, standarde, buxhet, kuadër, mbikëqyrje dhe mekanizmamonitorimi. Reformat mund të japin rezultat tëqëndrueshëm vetëm kur ndërtohen në institucione, e jo kur varen nga entuziazmi i individëve.
Veçanërisht e rëndësishme është që strategjia e trajtonsigurinë si pjesë përbërëse të sigurisë së pacientëve. Mbrojtja e të dhënave shëndetësore, kontrolli i qasjes, gjurma se kush i ka përdorur të dhënat, qëndrueshmëriae sistemeve dhe planet për vazhdimësi janë pjesë e kulturës bashkëkohore shëndetësore, drejt zhvillimit tësë cilës synon kjo strategji.
Deri në vitin 2030 synimi ynë është të kemi një sistemdigjital shëndetësor të ndërlidhur, të sigurt, transparent dhe të harmonizuar me Evropën. Një sistem në të cilinpacienti do të ketë kontroll më të madh mbi të dhënat e veta, mjeku do të ketë mjete më të mira për punë, ndërsa institucionet do të planifikojnë mbi bazëprovash.
Shëndetësia e së ardhmes do të jetë shëndetësi qëkujton, lidh dhe mëson. Por ajo duhet të jetë edheshëndetësi që e kupton se teknologjia në vetvete nukështë reformë, përkatësisht bëhet reformë vetëmatëherë kur mbushet me besim, etikë, dije dhepërgjegjësi institucionale. Siç paralajmëron Deborah Lupton, teknologjitë digjitale shëndetësore nuk janëmjete neutrale, por “artefakte sociokulturore” – tëkrijuara nga vendime njerëzore, vlera dhe supozime përtrupin, shëndetin, sëmundjen dhe sjelljen (Digital Health: Critical and Cross-Disciplinary Perspectives, 2018). Prandaj strategjia jonë e vendos digjitalizimin sipërgjegjësi publike: të dhënat të jenë të mbrojtura, pacienti të respektohet, mjeku të ketë pasqyrë të plotë, ndërsa sistemi ta përdorë teknologjinë për më shumëdrejtësi, e jo për pabarazi të reja.
Në këtë kuptim, mbështetemi edhe në përkufizimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) se shëndetësia digjitale është përdorimi i teknologjive tëinformacionit dhe komunikimit në mbështetje tëshëndetit dhe fushave të lidhura me shëndetin. Kjo do të thotë se qëllimi nuk është që qytetari të mbetet ivetëm përballë ekranit, por që zgjidhjet digjitale ta bëjnë kujdesin më të afërt, më të saktë dhe më njerëzor. Literatura bashkëkohore shkencore për shëndetësinëdigjitale thekson se ndryshimi i vërtetë ndodh kurpacienti bëhet pjesëmarrës aktiv në rrugëtimin e vet shëndetësor, kur mjeku merr mbështetje më të mirë nëvendimin profesional dhe kur institucionet planifikojnëmbi bazë dijesh, provash dhe nevojash reale. Në këtëmënyrë transformimi digjital do të shndërrohet në njëmarrëveshje të re besimi ndërmjet qytetarëve dheshëndetësisë publike.


