Tre automjete janë përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës pranë Postës Shqiptare, në rrugën “Çamëria” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në automjetet e përfshira, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa policia po verifikon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar lëvizjet e personave të dyshuar.


