Për vizitë zyrtare në vend do të qëndrojë nënkryetari i Qeverisë për Marrëdhëne Ndërkombëtare dhe ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.
Nikoqir i Ibrahimoviqit do të jetë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, sipas agjendës do të mbahet pritje zyrtare dhe takim tet a tet mes ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq.
Gjithashtu, dy ministrat do të nënshkruajnë Memorandum mirëkuptimi dhe takim dypalësh me delegacionet e të dyja ministrive.
Dhe në fund është paraparë edhe konferencë e përbashkët e ministrave Mucunski dhe Ibrahimoviq.
Ibrahimoviq sot do ta vizitojë Kuvendin, ku do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi.