SHBA “Karadaku” me rastin e “Flakës së Janarit” dhe përkujtimit të heronjve kombëtar Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha iu përgjigj pozitivisht ftesës së SHBA “Gjilani” dhe Komunës së Dardanës për të marr pjesë në ecjen tradicionale në Malësinë e Gollakut.
Gollaku ishte një përvojë e paharruar hikingu. Shtegu prej 9 km në dy drejtimet u kalua me një frymë pozitive dhe në formë meditimi për veprimtarinë heroike të patriotëve kombëtar.
SHBA “Karadaku” iu falënderua Komunës së Dardanës për organizimin dhe mikëpritjen.
Lavdi përgjithmonë veprës së paharrueshme të Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës!