28 March 2018 / 10:43
Policia në Los Angelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thotë se ka gjetur një trup të pajetë të groposur i cili mendohet se i përket aktores shqiptare nga Maqedonia e zhdukur një muaj më parë, raporton The Sun.
25-vjecarja nga Maqedonia, shkoi në SHBA më pak se dy vite më parë për të ndjekur karrierën e saj në aktrim. Ajo jetonte në Los Anxhelos, ku për herë të fundit ishte parë më 23 shkurt, afër shtëpisë së saj.
Policia tha se Shabani është vrarë dhe se i dashuri i saj, Christopher Spotz, i cili ishte i fejuar me një grua tjetër.
“Besojmë se trupi i gjetur është i Adea Shabanit. Megjithatë nuk mund të themi përfundimisht se është trupi i saj, pasi presim zyrtarizimin e ekspertizës“, tha policia.
Christopher Spotz vrau veten javën e kaluar pas ndjekjes nga policia. Sipas mediave, ai dhe Adea ishin takuar në një shkollë të aktrimit. Zyra e Sherifit në Qarkun e Riverside tha se Spotz tentoi të ikte nga policia me një kamion të vjedhur.


