Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për media para mbledhjes së Kryesisë së partisë, ka deklaruar se do të dalin në terren dhe do të takojnë shqiptarët dhe pjesëtarë të komuniteteve tjera.
“Duhet të veprojmë politikisht dhe të bisedojmë me shqiptarët dhe me komunitetet tjera, për të gjitha përpjekjet e Qeverisë që na ktheu prapa, që të na i mohojë të drejtat. Ajo çfarë ndodh tani nuk është diçka e re”, tha Sela
Ai shtoi se politika nuk është vetëm interes, nuk është vend për politikanët egocentrik.
Për VLEN-in tha se ata shumë shpejt do të bëhen histori e kaluar.
“Së shpejti do të shkojnë nga kanë ardhur. Nuk do të kujtohen për të mirë në historinë e këtij shtetit”, deklaroi Sela.
Sela mes tjerash tha se është i bindur se do të ketë zgjedhej të parakohshme.
se mendon se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut.
Duke kritikuar Arben Taravarin për funksionin e tij si ministër i Shëndetësisë dhe qeverisjen e VLEN-it dhe përmendur rastin e vdekjes së vajzës 14-muajshe, Sela tha se janë dëshmi të mjaftuara se duhet të ketë zgjedhje.
“Çfarë është dallimi tani? Është vetëm një – servilitetin i Arben Taravarit ndaj çdokujt që flet në gjuhën maqedonase. Dhe qyqaria në atë paraqitje ku bëhet fjalë për foshnje, që ka humbur jetën dhe pastaj mundohet ta heq përgjegjësinë nga vetja e vetë. Me fjalë të tjera – le të shohin ëndrra me mbret, se këta do të vazhdojnë, se do të qeverisin dhe se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje të parakohshme unë mendoj se do të ketë”, tha Sela.
Data 24.10.2025
Aktuale
- FOTOLAJM/ “Prova e parajsës në tokë!”- Princ Leka dhe Elia Zaharia nuk bëhen bashkë as për ditëlindjen e vajzës së tyre Geraldinë, urimet për të bijën në rrjetet sociale
- ISHP me masa urgjente për situatën me mbeturinat në Shkup
- SPAK dërgon për gjykim Kryetarin e Bashkisë së Vaut të Dejës Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje,
- (VIDEO) Ahmeti: Ne jemi fitues, përse të jap dorëheqje!
- Përfundon mandati i gjyqtares Sonila Bejtja, njoftohet Presidenti dhe Kuvendi
- GJKKO lë në burg Juxhin Kokën, i akuzuar për korrupsion dhe vjedhje 200 mijë litra naftë në portin e Durrësit
- Ahmeti nuk tërhiqet: Pyes shoqatën e Gazimestanit-VLEN, fitues është ai që ka 114 mijë apo 91 mijë vota
- Rreth 4,400 persona të abuzuar s*ksualisht nga priftërinjtë katolikë në Itali që nga viti 2020


