Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në fjalimin e fundvitit tha se ky ishte viti në të cilin u shkel mbi vullnetin e shqiptarëve dhe u krijua një qeverisje pa legjitimet, raporton SHENJA.
“Kuptohet që ky është viti në të cilin rëndë u shkel përcaktimi programor i Aleancës për Shqiptarët dhe i politikbërjes shqiptare në përgjithësi. U shkel mbi vullnetin e shqiptarëve dhe u krijua një qeverisje pa legjitimitet. Periudha që pason natyrisht që do të përballemi me këto pasoja që krijon nga kjo mospasje legjitimiteti në emër në të cilin qeverisin. Sot kemi një qeverisje apsolute nga e VMRO-DPMNE-së dhe VMRO-DPMNE-së, sepse nuk di se si t’i cilësoje ndryshe eksponentë shqiptarë brënda për brënda qeverisë për sa kohë që janë aty dhe i shohim në çdo deklarim të tyre që e bëjnë dhe janë vetëm një kopje e shëmtuar përkthim i qëndrimeve që VMRO-DPMNE dhe kryeministri i vendit ika”, deklaroi Sela. /SHENJA/