Alsat 2019-04-16T22:29:50+02:00
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela i ftuar në emisionin “Programi 200” në Alsat, i pyetur për zërat që qarkullojnë në media se kandidati për President, Blerim Reka vjen nga kuadrot e BDI-së, ai e përgënjeshtroi duke e argumentuar se këto zëra janë komplekse të BDI-së dhe se këto komplekse janë cilësi vetëm të diktatorëve.
Nuk është e vërtetë. Ne nuk mund të jemi pronar të njerëzve dhe të fateve të njerëzve. Ne, në të shumtën e kohës, kuadrot na nderojnë kur gjejmë një kuadër të mirëfilltë dhe ia caktojmë një vend. BDI-ja ka komplekse dhe këto komplekse që i vuan BDI-ja, janë shqiptarët ata që i vuajnë. Këto janë cilës të diktatorëve. Ata mendojnë që bëjnë njerëz, ata bëjnë doktorë, ata bëjnë juristë, ata bëjnë diplomat. Jo, jo, njerëzit e bëjnë veten, familja sakrifikon dhe i shkollon dhe ata e ndërtojnë vet veten- deklaroi Sela.
Loading…