Në Kuvendin e Maqedonisë do të mbajnë seancën e radhës dy komisione, ai për sistem politik dhe marrëdhënie me bashkësitë etnike, si edhe Komisioni për çështje ekonomike.
Komisioni për sistem politik dhe bashkësi do të diskutojë raportin e Agjencisë së administratës dhe buxhetin e këshillit gjyqësor për vitin 2016 si dhe për raprtet vjetore të disa Agjencive shtetërore në mesin e të cilëve edhe raportin vjetor të Komisionit shtetëror për për parandalimin e korupsionit. vërtetimine Propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për zgjedhje të kryetarit, zv. kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të këtij komisioni.
Ndërkaq, në Komisionin për çështje ekonomike do të shqyrtohen raporti vjetor dhe propozim plani financiar i komisionit rregullator për energjetikë, raporti vjetor i Agjencisë për mbrojtjen e konkurrencës si dhe disa pika të tjera.

