29 March 2018 / 10:04
Në Gjykatën Penale sot janë paraparë seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Trezor”, “Tarifa” dhe “Trust”
Për lëndën “Trezor” i akuzuar është ish-drejtori i DSK Sasho Mihajllkov, ish-shefi në kabinetin e tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviç dhe ish-komandanti i departamentit të pestë në MPB Goran Grujevski, i cili për disa muaj janë në paraburgim në Greqi. Ata akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe keqpërdorim të buxhetit me shumën e 862.045 euro për blerjen e mjeteve elektro-teknike për përdorim nga drejtoria e pestë në DSK dhe trajnim të tyre nga firma nga Britania e Madhe.
Seancë e re sot duhet të mbahet edhe për lëndën “Tarifa”. Prokuroi Speciale Publike për këtë rast të dyshuar janë tre persona, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në procedurën e blerjes së sistemit softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM. Sipas akuzave, të dyshuarit me mos kryerjen e detyrave zyrtare i kanë mundësuar personit juridik-partneritet, i cili më vonë ka fituar tenderin, pas thirrjes publike është kualifikuar në fazën e dytë për bisedime, edhe pse nuk ka plotësuar dokumentacionet. Vlera e marrëveshjes nga thirrja publike ka qenë 4.092.420 euro, ndërsa dëmi finaciar ka qenë për 456.560 euro.
Seancë gjyqësore pritet të mbahet edhe për lëndën “Trust” ku i dyshuar është Sead Koçan dhe dy persona fizik dhe tre persona juridik, të cilët kanë udhëhequr me firmat “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”, për pjesëmarrje në tender e Elektranet e Maqedonisë.Sipas akuzave, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë fituar tenderin në ELEM me vlerë prej 17 Milionë euro.


