Deputetja e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se është dakord që shqiptarët në RMV duhet ta dinë gjuhën maqedonase për shkak lehtësimit të komunikimit por edhe respektit ndaj bashkëqytetarëve, por thotë se e njëjta duhet të jetë edhe nga ana e bashkëqytetarëve maqedonas.
“Jam dakord se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duhet ta dinë gjuhën maqedonase, jo vetëm për shkak se është gjuhë zyrtare shtetërore, por aq më tepër për shkak të lehtësisë së komunikimit dhe për shkak të respektit që duhet ta kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë maqedonas.
Por, nuk mund të mos e shtroj edhe një çështje tjetër: sa politikanë (dhe gazetarë) maqedonas dinë dy-tri fjalë shqip, qoftë edhe ndonjë përshëndetje? Për paradoks, diplomatët e huaj, që vijnë e qëndrojnë në Shkup disa vite, mësojnë ngapak shqip, ndërsa politikanët (dhe gazetarët) maqedonas – as për arsye të statusit të shqipes në RMV, as për shkak të lehtësisë së komunikimit e aq më pak për arsye të respektit ndaj bashkëqytetarëve shqiptarë – nuk i mësojnë as dy-tri gjëra të shqipes sonë. (Ndjesë për përjashtimet minimale, por kjo flet shumë dhe, fatkeqësisht, flet keq për shoqërinë tonë”, ka shkruar deputetja Saliu.
Data 27.08.2026
Aktuale
- Soni di si të marrë vëmendje, po duket mahnitëse në këtë veshje
- (FOTO) VLEN: Për BDI-në, Kosova ishte vetëm “Kosovë”, jo “Republika e Kosovës”
- Çmimet e naftës bien në tregjet botërore për të katërtën ditë radhazi
- Drejtori i CIA-s e paralajmëroi Rusinë të mos sulmojë aleatët e NATO-s
- LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Blero në zi, humb një person të dashur të familjes
- U zhduk gjatë një udhëtimi dhe la pas një mesazh shqetësues – një vit më vonë gjendet gjallë
- Kalajxhiev shpërthen për Lotarinë Shtetërore: “Ky nuk është proces penal, po përdoret për t’i prerë kokën Grubit”



