5 March 2018 / 19:00
Kreu i Shoqatës së Gjykatësve Xhemali Saiti i cili është gjykatës në Gjykatën Supreme tha se në këtë Institucion nuk kanë mbërritur ankesa për deputetët e paraburgosur të VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski, si dhe ish-drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov për 27 prillin e përgjakshëm. Saiti në cilësin e kryetarit të Shoqatës së Gjykatësve takoi kryeministrin Zaev, tha se me këtë të fundit nuk ka biseduar fare për këto raste.
Ne do të vendosim në përputhje me bindjet dhe dëshmitë që qëndrojnë në lëndën dhe nevojën për shqiptimin, gjegjësisht vazhdimin e kësaj mase ose jo. Pra, nuk u bisedua fare ose nuk kishte bisedë lidhur me atë se çfarë duhet bërë me personat e paraburgosur, të cilët janë pjesë e këtij procesi gjyqësor, e të cilët kanë, sipas meje, kanë statusin e njëjtë si edhe personat tjerët të paraburgosur – tha Xhemaili Saiti, kryetar i Shoqatës së gjykatësve.
Këshilli Gjyqësor si institucion mund të anashkalohet nga Këshilli për reforma në gjyqësor, të cilin personalisht e drejton Zoran Zaev. Informacionet jozyrtare janë se mendohet që në ekipin e kryeministrit të mos jetë kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski. Qeveria ende nuk ka kumtuar listën zyrtare të këshilltarëve të Zaevit.
Pra, as unë nuk e parashtrova pyetjen nëse Shoqata do të ketë anëtar ose jo. Por, pas bisedimeve rezulton se pritet që Shoqata të ketë përfaqësues në këtë trup.
Nëse formohet këtyre ditëve, duhet të dini?
Me siguri do të kemi”.
Saiti dhe Zaev në takim kanë biseduar edhe për gjyqësorin në tërësi. Ligji për gjykata dhe Ligji për Këshillin gjyqësor kanë qenë pjesë e bisedimeve: Saiti i ka transmetuar kërkesat e gjykatësve, e që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjidhjes dhe vlerësimit të tyre. Shoqata e Gjykatësve Konfirmuan se do të jenë pjesë e Këshillit që do të ndjekë implementimin e reformave në gjyqësor që është pjesë e planit 3 – 6 – 9.
Në takim, Zaevi ka informuar se Qeveria është duke e shqyrtuar tashmë mundësinë për t’ua rritur pagat gjykatësve dhe administratës gjyqësore.
Bojan Stojanovski


