Në Maqedoni ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Kutitë e votimit në 35 komuna ku ka balotazh janë hapur në orën 07 ndërsa do të mbyllen në orën 19:00.
Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të zbatohet në 1.517 vendvotime në 35 komuna, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.
Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë, të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.
Në 29 komunat e tjera në Maqedoni në rrethin e dytë do të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.
Fushata zgjedhore për rrethin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24, pas çka vijon heshtja zgjedhore e cila zgjat deri në përfundimin e zgjedhjeve në orë 19 më 29 tetor.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale më 15 tetor është zgjedhur kryetari i Qytetit të Shkupit dhe të 45 komunave.
Këto janë zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni, ndërkohë që të parat u zhvilluan në vitin 1990./Almakos

