Në kaudër të bisedave të përgjuara joligjore, janë ndjekur tre kategori të personave, targetë, persona bashkëbisedues dhe persona të dëmtuar, respektivisht persona nën masa të posaçme hetuese, tha sot prokurorja Lençe Ristovska në fjalët përfundimtare për rastin “Target – Fortesa” dhe theksoi se të ndjekurit kanë përjetuar dëm më të madh për shkak të faktit se janë ndjekur edhe para, edhe pas masave të posaçme hetuese.
Ristovska elaboroi se dëshmia tregon se në cilat sfera është kryer sigurimi i kontrollit të plotë të të gjitha proceseve në shtet, politike, biznes, mediale, e tjerë.
Në ndjekjen e strukturave politike, ajo e theksoi përgjimin joligjor të Frosina Tashevska Remenskit, ndërsa nga komuniteti i biznesit i theksoi dëshmitë nga të përgjuarit në mënyrë joligjore të Jovica Gjuriqit dhe Zoran Laliqit, pronarë të të personave juridikë rreth tregtisë me pajisje ushtarake, që, sipas tyre, shkakun për përgjim e shohin në faktin se kanë kryer veprimtari në sferën e sigurisë.
Prokurorja i përmendi edhe dëshmitë e prokurorit publik nga Manastiri, Stevçe Tasevski, si dhe avokatit Trajçe Arsov, i cili deklaroi se komunikimet e përditshme të besueshme me klientë, të cilat janë përgjuar në mënyrë joligjore, i kanë shkaktuar dëm të madh profesional.
Ajo e përmendi edhe Hari Kostovin lidhur me përgjimin e garancave bankare për klientë nga bankat, të cilët kanë dashur të aplikojnë në tenderë. Biznesmeni Zorev Temellkovski, në atë kohë kryetar i Odës ekonomike Maqedoni – Bullgari deklaroi se ka qenë i sigurtë se ka qenë lëndë e ndjekjes në një moment, kur i janë paraqitur nga MPB-ja me orientime që të mos i kritikojë politikat ekonomike të shtetit.
Ristovska tha se edhe pushteti i katërt nuk ka qenë aspak i kursyer nga ndjekjet joligjore, kështu që janë ndjekur më shumë gazertarë, të cilët kanë pasur orientim kritik. Këtu përmendi më shumë gazetarë, mes të cilëve Vasko Popetreski, Goran Mihajlovski, Sashka Cvetkovska, Sashe Dimovski, Dragan Antonovski dhe shumë të tjerë, të cilët në fillim të vitit 2015 kanë marrë transkriptë, ku janë elaboruar bisedat e gazetarëve me kolegë.
Fjalët përfundimtare të prokurorisë për rastin”Target Fortesa” vazhdojnë pas pauzës.




