Ministria dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit për herë të parë këtë vit kanë krijuar program
për nxënësit nga klasa e shtatë deri në klasën e nëntë, sipas të cilit secili nxënës është i detyruar të marrë pjesë në aktivitete të dobishme shoqërore me gjithsej 30 orë në vit. Këto aktivitete synojnë të zhvillojnë ndërgjegjësimin e komunitetit, përgjegjësi ndaj shoqërisë dhe empati mes nxënësve.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska në
Konferencën e sotme kombëtare për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe sektorit civil, organizuar nga Civika Mobilitas me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane.
„ Programi përfshin vullnetarizëm dhe bashkëpunim me organizata qytetare dhe përmes këtij
lloj angazhimi nxënësit do të mësojnë se si të kontribuojnë për të mirën e komunitetit, e cila
është e rëndësishme për zhvillimin e tyre personal dhe përgjegjësinë qytetare”, tha Janevska,
duke shtuar se nga viti i ardhshëm do të zhvillohet program për aktivitete të dobishme
shoqërore për nxënësit e gjimnazit , duke qenë se arsimi i mesëm është në proces të reformimit.
Duke iu përgjigjur pyetjes se si MASH-i planifikon të përfshijë organizatat e shoqërisë civile
në zhvillimin , zbatimin dhe monitorimin e Strategjisë së re Kombëtare të Arsimit për vitin
2026, ministrja tha se organizatat e shoqërisë civile tashmë janë të përfshira në proces që i paraprin përpilimit të Strategjisë Kombëtare.
„Deri tani jam takuar me rreth 50 shoqata qytetare dhe me të gjitha jemi duke diskutuar për
sfidat që kanë të bëjnë me ata të cilët i përfaqësojnë si organizata. Për çdo sfidë ne
formulojmë përgjigje në formën e masave, projekteve, aktiviteteve, ndryshimeve ligjore etj.
Disa prej tyre janë të zbatueshme menjëherë, ndërsa të tjerat do të integrohen në dokumente
strategjike siç është Strategjia Kombëtare. “Komunikimi me shoqatat është veçanërisht i
rëndësishëm për ne”, shtoi Janevska.
Ajo theksoi se të gjithë faktorët socialë kanë përgjegjësi të barabartë në ndërtimin e sistemit
arsimor cilësor dhe për këtë arsye është përkushtuar për bashkëpunim edhe më intensiv me
sektorin civil.
Data 24.03.2026
Aktuale
- (VIDEO) Nafta drejt 100 denarëve, qeveria flet për stabilitet, opozita për krizë
- “Pastrim” në MPB–1/3 e drejtuesve jashtë loje! Mickoski dhe Toshkovski garantojnë balancë etnike
- Siljanovska-Davkova pas takimit me homologun kroat: Nuk ka vend për standarde të dyfishta në procesin eurointegrues
- Shtyhet seanca për Veliajn, GJKKO pranon legjitimimin e Plarent Ndrecës si avokat të tij
- Shtëpia më e shtrenjtë vitin e kaluar u shit për 1.5 milion euro, ndërsa banesa më e shtrenjtë për 166.500 euro
- “Nuk i çoi nënës nuse, por qefin të bardhë”, daja i Ilaz Brahimit deklarohet për rastin
- EMRAT/ Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit zbardh detajet: Fillimisht qëlloi bashkëshorten me armë dhe më pas…
- Angellov mbështet sulmet e SHBA-së dhe Izraelit: Jemi befasuar nga qëndrueshmëria e Iranit


