Deputeti i Frontit Evropian Zejd Rexhepi në foltoren e Kuvendit, gjatë pyetjeve të deputetëve ia ka kujtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, deklaratën e dhënë në vitin 2020 se një popull nuk duhet të cilësohet me përqindje dhe duhet të ketë ndryshime kushtetuese për këtë.
“Bile në vitin 2022 të njëjtë e ka konfirmuar, kam kopje të deklaratave që i ka dhënë dhe thotë që unë jam dakord që 20% të shndërrohet në gjuhën shqipe në kuadër të kushtetutës. Është për tu përshëndetur kjo. Kjo është një hap i guximshëm i një opozitar i cili është paraqitur në gjendje të krijojë mirëbesimin ndëretnike. Pyetja ime është kryeministër t’i bëni ndryshimet kushtetuese, ju ta filloni ashtu sic e keni premtuar 2020/22 ju t’i merni meritat që gjuha shqipe, gjuha ime, përfundimisht të bëhet pjesë e kushtetutës dhe të krijohet një harmoni ndëretnike”, tha Rexhepi.
Mickoski tha se ai përkrahë që njerëzit mos të ndahen në prizmin e përqindjeve, dhe për këtë, tha ai, shumë shpejtë në Kuvend do të mund të votohet ligji për përfaqësim të drejtë ku, tha ai, përqindjet nuk janë të rëndësishme por kualiteti.


