Vjelja e një takse prej 50 eurove nga studentët që kryejnë praktikën ka xitur dyshime për shkelje ligjore dhe keqpërdorime në Universitetin e Tetovës. Zyrtarët e UT kanë thënë se ky veprim është në përputhje me ligjin. Por ndryshe ka theksuar sot ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, e cila vjen nga bota akademike si profesoreshë universitare. Sipas Deskoskes, kjo taksë bie në kundërshtim me Ligjin për arsimin e lartë dhe se një veprim i tillë do të shqyrtohet nga Inspektorati shtetëror i arsimit. “Kjo nuk është e lejuar dhe nuk ka bazë juridike për një kërkesë të tillë. Për kundër kësaj, universitetet obligohen të sigurojnë praktikë dhe të mos paguhet ajo. Me të vërtetë jam e habitur nga ky informacion. Do ta shqyrtojmë rastin. Do ta njoftoj Inspektoratin shtetëror për arsim dhe së pari ta konfirmojmë a është e vërtetë dhe nëse po gjithsesi se do të ketë masa Inspektorati përkatës”, theksoi për Alsat, Renata Deskoska, Ministre e Arsimit.
Ligji për arsimin e lartë është i qartë. Neni 45, paragrafi 6 i mundëson universiteteve të bashkëpunojnë me institucione, por duke mos obliguar studentët të paguajnë taksë ndaj universitetit. Taksa e njëjtë ka qenë aktive vite më parë, por ishte anuluar me vendim të Senatit të UT-së. E njëjta
u rikthye përsëri, duke kushtezuar në të njëjtën kohë pagesën e punës praktike me regjistrimin e semestrit, informon Alsat-M.
Data 15.06.2026
Aktuale
- Sheshi Skënderbeu mirëpriti garat e mundjes në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”
- Nga mesnata, korsitë M-Tag në pikat e pagesës vetëm për etiketa elektronike
- Protestuesi i bën thirrje SPAK: Jemi me ju, por veproni para se populli t’ju rrethojë! Nuk do dilni nga zyrat pa…
- 15 ditë protesta masive për largimin e Ramës/ “Neomalsorja” braktis PS-në, Marjana Koçeku: Prej sot jam deputete e pavarur!
- “Nuk kemi kryeministër, por diktator!”- I riu shpërthen ndaj Ramës në protestë: Fashisti dhe hajvani i vetëm je ti!
- Porosi protestuesve – ju jeni investimi më i madh strategjik që është bërë në Shqipëri!
- “Të vijë të këndojë ‘Rama jepe dorëheqjen’!”- PS-së i “firoi” Marjana Koçeku, protestuesi: Do bien një nga një, si gurë dominoje
- Ramadani: Protestat do ta fusin Shqipërinë në BE

