Shumë pak institucione paguajnë shtesën për punë jashtë orarit. Sipas Entit Shtetëror të Revizionit modulin e përllogaritjes së pagave e përdorin vetëm 29 institucione, ndërsa moduli i menaxhimit të pjesëmarrjes nuk përdoret fare. Sipas Revizionit janë konstatuar dallime në shumën e pagave për të njëjtat vende pune në institucione të ndryshme, si rezultat i marrëveshjeve të ndryshme ligjore dhe kolektive në bazë të të cilave përcaktohet edhe shuma e pikëve për nëpunësit administrativ. U konstatua se ndonëse korniza ligjor lejon pagesën e shtesave për punë jashtë orarit dhe përshtatjen me tregun e punës, shtesa për punë jashtë orarit paguhet vetëm në 26 nga 36 institucione, ndërsa shtesa për përshtatje me tregun e punës nuk paguhet në asnjë institucion. . Kjo, sipas Revizionit krijon edhe më shumë dallime në lartësinë e pagave ndërmjet nëpunësve administrativ dhe vë në dukje nevojën e harmonizimit të pagesës së shtesave, siç parashikohet në ligj. /Alsat.mk
Data 02.10.2026
Aktuale
- Shpërthen zjarr në Rajonin e Shkupit, digjet barë i thatë
- Shpërthen zjarr në Rajonin e Shkupit, digjet barë i thatë
- (VIDEO) Mickoski: Vendi të bëhet aktor në zhvillimin e teknologjisë dhe IA
- UNICEF: Rreth 79 mijë fëmijë të zhvendosur në Jemenin perëndimor në më pak se një muaj
- (VIDEO) Komisarja e KE-së i hap dyert e Sofjes për qeveritarët e Shkupit
- (VIDEO) Emisioni “Debat në Shenja”, përplasje verbale ndërmjet dy kampeve politike shqiptare
- Mexhiti: Në Sahat Kullë kemi rindërtuar të gjithë infrastrukturën, nga themelet deri te asfaltimi i rrugëve
- Automjeti i MPB-së përfshihet në një aksident trafiku në Shkup, lëndohet një nëpunës policor dhe një bashkudhëtar



