Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion zytar, në lidhje me gjendjen e akseve nacionale në vend, pas reshjeve të dendura të shiut dhe të dëborës, në rëna në territorin e Republikës.
Kështu, në territorin verior, kalohen me zinxhirë rrugët nacional Kukës-Bushtricë, Bicaj-Bushtricë, Domaj-Daj Reç, Trebisht –Doganë, Ura e Cerenecit–Klenjë.
Në rajonin qendror, kalohen me zinxhirë, akset Lunik–Fushë Studë, Rrugët e Dajtit, Krujë-Sarisalltik, Elbasan-Gjinar,Gramsh-Kodovjat, Mollë-Grabovë,Kryqëzim Zëmblak-Goricë.
Ndërsa, në rajonin jugor, kalohen me zinxhirë akset Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë për shkak të mjeteve që kanë bllokuar rrugën. Vijon puna edhe brenda territorit të doganës edhe në tokën neutral për pastrimin dhe kthimin në normalitet.



